Vitamina E është emri i një grupi vitaminash të tretshme në yndyrë që gjendet në disa vajra, fruta, perime dhe arra. Mungesa e vitaminës E mund të shkaktojë simptoma si dobësia e muskujve ose e sistemit imunitar. Nëse një individ ka mungesë të kësaj vitamine është e këshillueshme që individi të kontaktoje një mjek.
Brenda trupit të njeriut, vitamina E vepron si një antioksidant.
Ajo mund të ndihmojë:
- në mbrojten e qelizave nga radikalet e lira
- në forcimin e sistemit imunitar
- në zgjerimin e enëve të gjakut
- në parandalimin e mpiksjes së gjakut
Ushqimet ku gjendet vitamina E përfshijnë:
- vajrat bimore
- arrat
- farat
- perimet e gjelbra, si brokoli dhe spinaqi
- frutat, si mango dhe kivi
Suplimentet të vitaminës E
Ancient Nutrition
Doza: 95 mg për një dozë prej 2 kapsulash
Lloji: Kapsula
Ky produkt mund të jetë i përshtatshëm për individët që ndjekin një dietë paleo ose keto. Kapsulat nuk përmbajnë gluten, qumësht, ose arra.
Proçesi i formulimit ndjek metodën e mjekësisë tradicionale kineze, dhe kompania rekomandon që një person duhet të marrë 2 kapsula në ditë.
Nature Made
Doza: 180 mg për dozë me 1 kapsulë xheli
Lloji: kapsulë xheli
Nature Made rekomandon që një person të marrë 1 kapsulë xheli në ditë.
Përveç vitaminës E, përbërësit përfshijnë xhelatinë, ujë dhe glicerinë. Produkti gjithashtu është pa ngjyra të shtuara, konservantë, aroma artificiale dhe gluten.
Solgar
Doza: 100 mg për çdo 0.5 mililitra (ml)
Lloji: lëng
Ky produkt është një formë e lëngshme e vitaminës E dhe përmban një pipetë që mat një dozë të plotë.
Kompania rekomandon marrjen e 1 doze, dy herë në ditë.
Garden of Life
Doza: 125 mg për çdo dozë prej 2 kapsulash
Lloji: kapsula
Përveç vitaminës E, këto kapsula përmbajnë edhe:
– Vitaminë A
– Vitaminë D
– Vitaminë K
– Selenium
– Një përzierje probiotike dhe enzima tretëse
Bulk Supplements
Doza: 296 mg për 575 mg porcion (1/4 lugë çaji)
Lloji: pluhur
Një person mund ta përziej këtë pluhur në ujë një herë në ditë për të krijuar një suplement të lëngshëm. Një porcion prej 575 mg është përafërsisht ekuivalente me 1/4 lugë çaji.
Vitamina E vepron si një antioksidant në trupin e njeriut dhe ka shumë përfitime për shëndetin. Ajo është e pranishme në shumë ushqime të zakonshme.
Megjithatë, ata që kanë mungesë të vitaminës E mund të përfitojnë nga suplementet. Ka shumë lloje të disponueshme në forma të ndryshme, duke përfshirë:
– kapsula xheli (softgels)
– lëngje
– pluhur
Është e rëndësishme që njerëzit të konsultohen me një mjek ose profesionist të kujdesit shëndetësor para se të marrin suplemente të vitaminës E.