Mungesa e magnezit, e njohur gjithashtu si hipomagnesemia, është një problem shëndetësor që shpesh neglizhohet. Simptomat e mungesës së magnezit mund të ndryshojnë.
Sëmundjet si diabeti, diarreja kronike dhe sëmundja celiake janë të lidhura me humbjen e magnezit.
Shenjat e mungesës së magnezit
Shtrëngimet dhe ngërçet e muskujve
Shtrëngimet dhe ngërçet e muskujve janë shenja të mungesës së magnezit. Në skenarin më të keq, kjo mungesë mund të shkaktojë edhe kriza ose konvulsione.
Osteoporoza është një shenjë e mungesës së magnezit
Osteoporoza është një çrregullim i karakterizuar nga kocka të dobëta dhe nga një rrezik i shtuar i frakturave në kocka.
Mungesa e magnezit është një faktor kryesor për osteoporozën. Mungesa mund të dobësojë kockat drejtpërdrejt, por gjithashtu ul dhe nivelet e kalciumit në gjak, i cili është kryesor për kockat.
Faktorë të shumtë ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, duke përfshirë:
- Mungesa e aktivitetit fizik
- Marrja e pamjaftueshme e vitaminave D dhe K
Presioni i lartë i gjakut
Mungesa e magnezit mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.
Suplementet e magnezit mund të ulin presionin e gjakut, veçanërisht te të rriturit me këtë problem.
Rrahje të parregullta të zemrës
Aritmia e zemrës, ose rrahjet e parregullta të zemrës, është një efekt potencialisht i rëndë i mungesës së magnezit.
Përmbledhje
Mungesa e magnezit mund të shkaktojë:
-Lodhje
-Ngërçet e muskujve
-Rrahje të parregullta të zemrës
-Osteoporozë
Nëse besoni se mund të keni mungesë magnezi, duhet të flisni me mjekun tuaj.