Marramendja ësht ndjesia që njeriut I duket sikur mjedisi rrotullohet ose personi vetërrotullohet. Shkaqet e marramendjes, ndonjëherë të quajtur vertigo, mund të përfshijnë çrregullime të trurit, lëngje në veshin e brendshëm, ilaçe për diabetin, tumore, alergji dhe infeksione.
Proteinat në Dietën për Vertigo
Proteina siguron aminoacidet, blloqet ndërtuese të indit të dobët. Ajo gjithashtu ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe mund të parandalojë ose zvogëlojë marramendjen e shkaktuar nga ushqyerja e pamjaftueshme dhe hipoglicemia e lidhur me diabetin. Përfshirja e proteinës në dietë, si pjesë e një diete të përgjithshme dhe të balancuar, mund të zvogëlojë simptomat e hipoglicemisë. Burimet optimale të proteinës janë: mishi i bardhë pa lëkurë, peshku, bishtajoret, vezët, tofu dhe produktet e bulmetit ose sojës me pak yndyrë.
Shtoni Drithërat integrale në dietën tuaj
Drithërat integrale janë drithëra që nuk janë zhveshur nga lëndët ushqyese të rëndësishme gjatë përpunimit të ushqimit. Ato furnizojnë sasi të bollshme të fibrave ushqimore dhe lëndëve ushqyese, si hekuri dhe vitaminat e grupit B. Zëvendësimi i drithërave të rafinuara me drithëra të plota është një mënyrë për të parandaluar marramendjen dhe simptomat e tjera të hipoglicemisë. Personat me anemi, një formë e mungesës së hekurit që karakterizohet nga marramendja dhe lodhja, mund të përfitojnë gjithashtu nga konsumimi i drithërave. Shembuj të ushqimeve të pasura me drithëra të plota janë: buka, makaronat, orizi, quinoa, elbi dhe kokoshkat. Për të siguruar marrjen e duhur të lëndëve ushqyese kur blini ushqime të bazuara në drithëra të plota, drithërat e plota duhet të jenë të listuara si përbërësit kryesorë në etiketat ushqyese.
Lëng Frutash, Fruta të Thara ose Sodë
Kur niveli i sheqerit në gjak bie ndjeshëm, mund të shkaktojë marramendje të papritur dhe të fortë. Rënia e nivelit te sheqerit në gjak është një komplikacion i zakonshëm i diabetit dhe trajtimit të diabetit. Përveç monitorimit të rregullt të glukozës në gjak dhe një diete të përgjithshme të shëndetshme të aprovuara nga mjeku, rekomandohet një snack që përmban 15 deri në 20 gram karbohidrate si një mënyrë për të zgjidhur rëniet e papritura të sheqerit në gjak.
Shembuj të ushqimeve që përmbajnë 15 deri në 20 gram karbohidrate përfshijnë 1/2 filxhan lëng frutash të pastër, 1/2 filxhan “sodë” (me përmbajtje sheqeri) dhe dy lugë gjelle rrush të thatë ose fruta të tjera të thata pa sheqer.
Shmangni Kripën
Marramendja gjithashtu mund të shkaktohet nga sëmundja e Meniere-it, ose inflamacioni i veshit të brendshëm. Përveç marramendjes, kjo gjendje mund të shkaktojë tingëllim në vesh, humbje të dëgjimit, të përziera, humbje ekuilibri ose dhimbje koke. Simptomat e sëmundjes së Meniere-it mund të përmirësohen me ndryshime dietike si shmangia e kafeinës, kufizimin e pijeve alkoolike në një në ditë dhe mbajtjen e konsumit të kripës më pak se 2,000 miligramë në ditë.